Maqedoni
Ofertat për blerjn e gazit, EVM: Shpallja e kompanive, javën që vjen
21.10.2022 16:59
EMV prolongon publikimin e kompanive që dërguan ofertë në shpalljen publike për blerjen e gazit natyror....

EMV prolongon publikimin e kompanive që dërguan ofertë në shpalljen publike për blerjen e gazit natyror. Nga kjo ndërmarrje informojnë se në vend të ditës së sotme, informacionet se cilat kompani kanë ofruar gaz natyror në tenderin për furnizimin e termocentraleve do të shpallen pas festës. Synimi është që në tender të lihet hapësirë shtesë për sa më shumë oferta. Gazi që duhet të prokurojë shteti do të përdoret për prodhimin e energjisë termike
EMV paraprakisht i ka bërë thirrje Makpetrolit që t'i paraqesë një ofertë të re për gaz, pasi kompania tha se nuk ka marrë kërkesë me kohë nga EVM për gaz, për këtë arsye nuk i ka paguar sasitë e kërkuara furnizuesit të saj Gazprom për muajin nëntor. Sipas informatave jozyrtare në adresën e elektranave të Maqedonisë së Veriut, përveç Makpetrolit priten oferta edhe nga dy kompani të huaja.
Nga EMV as nuk i konfirmojnë e as nuk i mohojnë këto informacione. Thjesht thonë se pasi të jenë përfunduar të gjitha ofertat që mbërrijnë dhe kur të shqyrtohen, do të njoftojnë publikun se sa kompani kanë shfaqur interes. Ata thonë se është e mundur që më shumë se tre kompani të dorëzojnë oferta. Këtë të premte ishte afati i fundit për mbledhjen e dokumentacionit. Nëse një nga ofertat është e pranueshme për EMV-në, kontrata me kompaninë e prokurimit të gazit do të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme. Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV Vasko Kovaçevski, në një deklaratë për media të enjten, tha se nëse nuk ka oferta të pranueshme në tender, ngrohtoret janë duke u përgatitur të punojnë me naftë.
Elektranat e Maqedonisë së Veriut kërkon pak më shumë se 250 milionë metra kub gaz për dy termocentralet në Lindje dhe Perëndim, por edhe për të vënë në fuinksion TETO-n.
ERSAN PAJAZITI
