Maqedoni

Procesi i Berlinit diskuton Ballkanin Perëndimor, Osmani: Partneriteti politik, kyçe për rajonin

21.10.2022 17:25

Mblidhen ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit në vendin amë të kësaj nisjeje....

Mblidhen ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit në vendin amë të kësaj nisjeje. Konferencat ministeriale shtjellojnë tema të ndryshme, ndërsa vend të posaçëm i është kushtuar edhe përmirësimit të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. 
 
Me këtë rast, ministri i jashtëm Bujar Osmani ka realizuar takime bilaterale me politikanë dhe diplomatë evropiane. Me Ministren Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock Osmani ka raportuar për ecurinë e procesit integrues të vendit si dhe për pozicionin e RMV-së në diplomacinë e sfidave ndërkombëtare.
 
“E vlerësojmë jashtëzakonisht faktin që Gjermania është partneri ynë më i rëndësishëm në kuptimin politik dhe ekonomik,  veçanërisht kur bëhet fjalë për integrimin tonë politik në organizatat europiane dhe euroatlantike. Maqedonia e Veriut mbetet partner kredibil në rajon si në aspekt të pranisë së NATO-s në Ballkan, si vend anëtar, edhe në aspekt të mbrojtësit dhe promovuesit të kredibilietit europian në rajon.”- ka thënë Osmani.
 
Për procesin integrues dhe mbarëvajtjen e skriningut  është njoftuar edhe edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhelyi. Ky i fundit nga Berlini ka paralajmëruar pakon financiare për rajonin me vlerë prej 1 miliard euro për zbutjen e efekteve të kirzës energjetike.
 
Dinamika e zhvillimeve bilaterale, temë e bisedimeve e ministrit Osmani edhe me përfaqsues të tjerë rajonal. Me homologun e tij bullgar Millkov, shefi i diplomacisë së vendit ka biseduar për implementimin e obligimeve të përbashkëta nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, si dhe janë diskutuar edhe provokimet e klubeve bullgare, ku dy diplomatët janë dakorduar të mos lejojnë që këto sjellje të prishin procesin e dialogut Shkup-Sofje.  Paralelisht me konferencat në nivel ministror, në Berlin po zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera të shoqërisë civile.
 
NERMINMULAKI FEJZULLAHU