Botë

Giorgia Meloni kryeminstrja e Italisë, nesër betohet qeveria e re

21.10.2022 19:02

Giorgia Meloni, liderja e Fratelli d'Italia, e ka pranuar postin që i është besuar nga presidenti Sergio Mattarella dhe është kryeministrja e re e Italisë....

Giorgia Meloni, liderja e Fratelli d'Italia, e ka pranuar postin që i është besuar nga presidenti Sergio Mattarella dhe është kryeministrja e re e Italisë.
 
Presidenti i Republikës ka pranuar gjithashtu listën e ministrave të dorëzuar prej saj. 
 
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Mateo Salvinit.
 
"Të bashkuar, të shpejtë dhe efikas: siç u premtua, lind qeveria e qendrës së djathtë e kërkuar nga miliona italianë.Gratë dhe burrat e zgjedhur nga Lidhja do të merren drejtpërdrejt me kantieret dhe punën, ekonominë, shkollën, sigurinë, autonominë dhe personat me aftësi të kufizuara.Nesër do të jetë betimi, pastaj të gjithë në zyrë për Italinë dhe për italianët".
 
Qeveria e re do të betohet nesër në orën 10:00 dhe në 12:00 do të zhvillojë mbledhjen e parë.
 
Në konsultime për qeverinë e re, qendra e djathtë ishte paraqitur e bashkuar.