Maqedoni

Procesi i Berlinit, vulosen tre marrëveshje për Tregun e Përbashkët Rajonal

21.10.2022 19:20

Në Berlin Vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për nënshkrimin e tre marrëveshjeve të reja në kuadër të bashkëpunimit rajonal....

Në Berlin Vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për nënshkrimin e tre marrëveshjeve të reja në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Lëvizje e lirë mes vendeve të rajonit me karta identiteti, njohje e diplomave universitare, njohje e kualifikimeve profesionale për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët. Zyrtarisht, marrëveshjet do të nënshkruhen në samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin në 3 nëntor. 
 
Falë marrëveshjejeve, të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave. Ujditë e arritur në kryeqytetin gjerman janë tre nga katër marrëveshjet, për të cilat liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin rënë dakord që në samitin e Sofjes nëntorin e vitit 2020, asokohe nën ish-kancelaren Merkel. Ato nuk arritën të implementohen për shkak të mungesës së vullnetit politik të Kosovës dhe Serbisë.