Botë
Ukrainë, forcat ukrainase synojnë çlirimin e Hersonit
22.10.2022 13:53
Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar të Hersonit...

Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar të Hersonit, duke shënjestruar rrugët e furnizimeve nëpër Lumin Dniepër, teksa duket se forcat e Kievit po përgatiten të kryejnë një sulm të plotë ndaj qytetit të Hersonit.
Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 88 vendbanime në rajonin jugor të Hersonit dhe 551 vendbanime në rajonin verilindor të Harkivit janë “çliruar”, teksa kundërofensiva e forcave ukrainase në Herson po vazhdon.
Rusia ka dërguar mijëra trupa të mobilizuara për të mbrojtur Hersonin, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm. “Deri në 2.000 rusë të mobilizuar arritën në rajonin e pushtuar përkohësisht për të zëvendësuar trupat e humbur dhe për të përforcuar njësitë në linjën e kontaktit”, tha Shtabi i Përgjithshëm ukrainas përmes një deklarate për media. Presidenti ukrainas Zelensky, e ka akuyuar Rusinë se po pengon eksportin e e grurit.
“Rradhët e përditshme me anije që bartin ushqim, nënkuptojnë rritjen e tensionit social dhe politik në vendet që i shfrytëzojnë prodhimet tona. Partnerët tanë janë informuar për situatën”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Derisa forcat ruse kryejnë sulme në Sum, Nikollaev dhe Harkov, SHBA-të vlerësojnë se Moska nuk ka interesim për ti dhënë fund agresionit.
“Presidenti Putin në vend të shprehjes së villnetit për tu përfshirë në diplomacinë e vërtetë, vazhdon të shkojnë në drejtimin e kundërt. Po i shqyrtojmë dhe do ti shqyrtojmë të gjitha mjetet për përmirësimin e diplomacisë, nëse shohim mundësi për atë“, theksoi sekretari shtetëror i SHBA-ve, Entoni Blinken.
Autoritetet ruse deri tani deklarativisht kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me SHBA-të dhe Turqinë për ti dhënë fund luftës, por siç ka thënë shefi i diplomacisë ruse Lavrov, Moska ende nuk ka marr propozim serioz për bisedime. Deri në arritjen e paqës qytetarët e zonave të krizës vazhdojnë të përballen me pasojat. Një pjesë e Kievit ka mbetur pa energji elektrike, pasi forcat ruse kanë shënjejstruar infrastrukturën energjetike.
“Jemi të okupuar, është ftoht, po fshihemi në bodrume. Nuk mundeshim të qëndronim në banesë. Nuk ka kushte por nuk kemi zgjidhje”, shprehet qytetari.
“Nuk po mundem të mësojë sepse po ndërpritet rrjeti i internetit me arsimtarët. Po e humbim vullnetin për të studjuar, asgj uk po fundksionon”, theksoi qytetari.
Ndërkohë zyrtarët e instaluar nga Rusia po tentojnë të evakuojnë deri në 60.000 persona nga Hersoni.
VLORA LATIFI TOPOJANI
