Futboll
Tronditen Chelsea dhe City, eliminohen nga FA Cup
24.01.2015 18:24
Kanë ndodhur befasitë e mëdha në raundin e 16 më të mirave në FA Cup të Anglisë. Chelsea dhe Mancheser City janë eliminuar nga ky kompeticion...

Më shokuese është humbja e të kaltërve, të cilët ishin duke fituar 2-0, ku golat i shënuan Cahill(21') dhe Ramires(38'). Megjithatë, mysafirët bën kthesë historike dhe shënuan katër gola, me anë të Stead(41'), Morais(75'), Halliday(82') dhe Yeates në fund të ndeshjes për të kaluar në raundin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, u eliminua edhe Manchester City që humbi në Etihad ndaj Middlesbrough 0-2, ku golin e parë e shënoi i huazuari nga Chelsea, Bamford(53') dhe në fund të ndeshjes shënoi Kike.
