Maqedoni
Kumanovë, interesim për vaksinim kundër gripit sezonal
22.10.2022 15:44
Edhe në Rajonin e Kumanovës ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal...

Edhe në Rajonin e Kumanovës ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal dhe i njejti po rrjedhë pa probleme. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë njoftojnë se ka mjaftë interesim nga ana e qytetarëve për tu vaksinuar dhe se si “QSHP”, posedojnë numër të konsiderueshm të vaksinave.
"Qytetarët shfaqin interesim, këtë e shohim pasiqë përmes faqes sonë “vakcinacija.mk” bëjnë termine për tu vaksinuar dhe në dy pikat tona të vaksinimit për një ditë dmth në dy pikat kemi të rezervuara nga 140 terimentë rezervuara, edhe për javën e ardhëshme tashmë vetëm janë rezervuar terminet. Nga përvoja ime shumëvjeçare me persona të moshuar, mund të them se vaksinat mbrojnë 100 %. Por në të shumtën e rasteve edhe në rast se sëmuren kalon me pasqyrë të lehtë klinike, në nivelin e ftohjes së lehtë, nuk ka komplikime të rënda siç din të shkaktojë gripi", tha për TVM2, Stamenkovska.
Ndryshe, për momentin Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë disponon me 1.500 vaksina sa i përket "Termini Im", ndrërkaq me 400 vaksina komerciale, gjithashtu u njoftuam se nëse ka nevojë kjo qendër do të furnizohet me vaksina shtesë, dhe se të interesuarit pa kurfar pengese mundë të vaksinohen, interesim më i madh për tu vaksinuar kundër gripit sezonal po vërehet tek personat e moshës së shtyer gjegjësisht tek mbi 65 vjeçarët.
FATLUM AQIFI
