Maqedoni

LSDM, kërkon seancë të posaçme në këshillin e Shkupit

22.10.2022 17:12

LSDM kërkon seancë të posaçme të Këshillit të Qytetit të Shkupit...

LSDM kërkon seancë të posaçme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën siç thuhet do të dikutohej për kaosin dhe situatën nëpër ndërmarrjet publike. Nga partia në pushtet kërkojnë që VMRO-DPMNE e cila ka shumicën në Këshillin e HSkupit dhe Kryesuesin të thërrasin këtë seancë. 
 
“Dy ditë Shkupi ishte pa transport publik për shkak të grevës së punonjësve të Ndërmarrjes së Transportit Publik. Kjo asnjëherë ska ndodhur. Edhe pse të punësuarit morën pagat, kanë mbetur pa përgjigje cështjet për borxhet milionëshe që NPQ I ka bërë vitin e fundit. Situata nuk është e mirë as edhe në Ndërmarrjet tjera Publike, ku tashmë një vit menaxhohen nga VMRO-DPMNE-ja. Tër kjo për shkak të paaftësisë së pushtetit të qytetit të drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe Danella Arsovska”, u shpreh Nikola Belimov nga LSDM.               
 
VMRO-DPMNE, Arsovska dorë e zgjatur e LSDM-së
 
Nga VMRO-DPMNE thotë se Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, është dorë e zgjatur e LSDM-së prandaj kërkojnë dorëheqjen e sajë.
 
“Derisa LSDM-ja, Drejtori I NPQ-së nga LSDM-ja dhe Arsovska hedhin fajin, qyteti zhytet në borxhe. Tër situate I ngjanë teatrit ku Arsovska po profilizohet si dorë e zgjatur e LSDM-së derisa pësojnë të punësuarit dhe shkatrohen ndërmarrjet publike. Fakt është se Danela Arsovska është fajtorja për kaosin dhe për këtë shkak duhet të dorëhiqet. NPQ-së, krahas borxheve nga qeveria e paaftë, borxh I ka edhe Arsovska”, theksoi Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
                                                                                             
Në dy ditët e kalaura shkupjanët u përballën me pritje të gjata në stacionet e autobusëve, për shkak të protestës së të punësuarve në transportin publik. Në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli I Qytetit të Shkupit miratoi vendimin për ridestinimin e mjeteve për pagesën e pagave për të punësuarit.
 
REXHEP QAMILI