Kulturë

Gostivar, piktori Fehmi Hoxha hapi ekspozitë personale

22.10.2022 17:34

Piktori Fehmi Hoxha ka sjellur “Kosmosi”-n e tij në Gostivar Një nga emrat më të njohur të pikturës

Piktori Fehmi Hoxha ka sjellur “Kosmosi”-n e tij në Gostivar Një nga emrat më të njohur të pikturës, Fehmi Hoxha – Feho, nga Rahoveci i Kosovës mbajti të premten mbrëma ekspozitën e tij personale në galerinë KULT në Gostivar.
 
Muret në hapësirat e galerisë “Kult” ishin mbushur me pikturat e tij, që të gjitha të punuara me një stil ndryshe nga e kaluara e këtij piktori. Në to spikatet kosmosi, siç titullohet edhe vet ekspozita, e punuar në një stil krejt të veçantë.  Ekspozita e fundit e tij është pak më ndryshe nga paraqitja kompozicionale, nga koloriti, nga ajo që ne e quajmë një hap më tutje e krijimtarisë së tij.
 
Vlora Demiri nga Galeria “Kult” në Gostivar tha se do vazhdojnë ta mbështesin artin dhe t’i sjellin qytetit diçka të re siç është edhe ekspozita “Kosmosi” e piktorit nga Kosova.
 
Fjalë rasti për punimet e piktorit Hoxha mbajti piktori i mirënjohur Refki Gollopeni i cili vlerësoi se këto vepra të Fehos do ta kenë vendin e vetë në artin bashkëkohorë të Kosovës dhe më gjerë.
 
Kjo është ekspozita e parë e vitit 2022 e Fehmi Hoxha, si dhe e 35-ta në karrierën mbi 40 vjeçare të piktorit.
 
LULZIM HAZIRI