Maqedoni
Tetovë, qent endacak rrezik për qytetarët
22.10.2022 17:56
Çdo rrug, bulevard dhe lagje në Tetovë vlon nga qent endacak, të cilet shpesh-here janë edhe agresiv ndaj qytetarve...

Çdo rrug, bulevard dhe lagje në Tetovë vlon nga qent endacak, të cilet shpesh-here janë edhe agresiv ndaj qytetarve. Për këtë problem është alarmua edhe komuna e Tetovës.
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami tha se përveç numrit të madh të qenve endacakë në qytet, të njëjtët sillen edhe nga qytete të tjera, si nga Shkupi dhe Komunave. Kasami kërkon ndihmën e qytetarëve, mediave por edhe organeve të rendit, për kapjen e personave që sjellin qent enedacak në Tetovë.
“Do ishte mirë sikur fokusi të drejtohet në hulumtimin e rasteve se kush sjell qen nga vendbanimet tjera. Ne si komunë nuk kemi edhe mundësi të përcjellim gjithë territorin sepse e kemi inspektoratin komunal me resurse të limtura dhe kjo është përgjegjësi e institucioneve shtetërore, apo e policisë, siç është përvjellja e veturave automjeve se a bartin dhe çka bartin aty. Ne kemi dyshime të bazuara dhe të raportuara edhe nga qytetarët se në periudhën e natës sjellin në periferi të qytetit me automjete me targa të Kumanovës, Shkupit dhe qyteteve tjera dhe i lëshojnë në Tetovë. Është problem që e kam thënë që nga nisja e projektit se duhet zgjidhje nacionale, sepse komuna e Tetovës edhe po të siguroj mjete për kapjen e 1000 qenve endacak ne, vetëm mund të bëhemi vakum për thithjen e këtyre qenve vendin tonë. Më e lehtë është ti japish dikujt 500-1000 euro për ti ngarku këto qen dhe ti dërgoj diku”, u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Edhe nga Shoqata që ka fituar tenderin dhe nga komuna e Tetovës për kapjen dhe trajtimin e qenve endacak, thonë se numri i qenve ka filluar të shtohet që ditën kur shoqata ka filluar kapjen e tyre.
“Në Tetovë, më vjen keq ta them por, në momentin që ne nisëm ti kapim qentë, gjatë natës përnjëherë u shtua numri. Që do të thotë se dikush e ka pa atë gjë dhe i sjellë qentë nga jashtë i shton”, theksoi Rinisa Rexhepi Toska nga Shoqata për trajtimin e qenve Amos Pet.
Kasami tha se këtë problematikë do ta paraqesë edhe në Njësinë e vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë së Veriut, por edhe në Qeveri. Ndërkaq në Pollog vitin e ardhshëm pritet të fillojë ndërtimi i strehimores në nivel të Pollogut, e cila do të jetë e vendosur në komunën e Vraçishtit, e cila edhe siguroi tokë për ndërtimin e saj, ndërsa pritet të financohet nga Ambasada e Zvicrës në vendin tonë.
VISAR SADIKI
