Botë

Palestinezët kërkojnë çlirimin e territoreve të pushtuara

24.01.2015 19:28

Një prej anëtarëve të lartë të Hamasit ka kërkuar nga grupet palestineze të bashkëpunojnë për çlirimin e territoreve të pushtuara palestineze...

Agjencia resale.net citon z. Muhamed Zahar të ketë thënë se rezistenca palestineze në luftën e fundit me regjimin sionist në rripin e Gazës i ka dhënë goditje të rëndë këtij regjimi. 
 
Regjimi sionist nuk do të harrojë kurrë goditjen e rëndë që ka pësuar gjatë luftës së fundit në Gaza. Në këtë luftë rezistenca është përballur me regjimin sionist me të gjithë kapacitetin e saj dhe nuk lejoi në asnjë mënyrë që ku regjim të futet në Gaza. 
 
Ky anëtar i lartë i Hamasit kërkoi nga grupet palestineze bashkëpunim për çlirimin e territoreve të pushtuara palestineze dhe tha se banorët e Gazës megjithë kushtet e rënda dhe të papërballueshme kanë vazhduar rezistencën e tyre duke shoqëruar grupet e rezistencës dhe në veçanti brigadat Ezedin Kasem. 
 
Ai rikujtoi se Hamasi nuk ka kërcënuar asnjë vend dhe se armët e rezistencës janë vetëm për tu përballur me regjimin sionist.