Botë

Kinë, Xi Jinping mori mandatin e tretë presidencial

23.10.2022 14:44

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mori mandatin e tretë presidencial dhe postin e sekretarit...

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mori mandatin e tretë presidencial dhe postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë komuniste.
 
Xi emëroi në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politik e katër aleatë të tij – përfshirë edhe dy ish-sekretarët e tij – të cilët mbështesin vizionin e tij për kontroll më të fortë mbi shoqërinë dhe ekonominë.
 
Shef iaktual i Partisë në Shangai, Li Qiang, merr postin e kryeministrit nga Li Keqiang, i cili do të pensionohet vitin e ardhshëm. Asnjëri nga anëtarët e Komitetit të Përhershëm nuk është grua apo pjesëtar i ndonjë minoriteti etnik.
 
Xi, që mori pushtetin më 2012, fitoi mandatin e tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm. Me marrjen e këtij mandati të tretë, ai theu traditën e shërbimit vetëm për dy mandate.