Maqedoni

Taravari, nuk jam takuar me Kovaçevskin dhe Ahmetin

23.10.2022 15:28

Në rrethanat aktuale të krizës duhet të jemi të bashkaur prandaj vedit i nevoitet një qeveri...

Në rrethanat aktuale të krizës duhet të jemi të bashkaur prandaj vedit i nevoitet një qeveri e ekspertëve apo teknike. Kështu vlerëson kryetari në detyrë i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në një prononcim për Radion Europa e Lirë, ku njëherit demonaton zërat për bisedime me kryeminsitrin Kovaçevski për përfshirjen e kësaj partie në qeveri. 
 
“Nuk bisedojmë e as që jemi takuar më dikë. Mendoj se në BDI ka ngjarje të cilat janë shum interesante të cilat ngadal po krijojnë një kaos të brendshëm te ata. Dhe kam përshtypjen se ata po e imponojnë që të flitet se Aleanca do të futet në qeveri. Nuk ka as bisedime e as që jam parë me zotin Ahmeti që nga viti 2017 nuk e kamë takuar, pasi kishte lajme të tilla se Taravari është takuar me Ahmetin, ja e them publikisht. Me zotin Kovaçevski nuk jam takuar asnjëherë në jetë deri para 4 apo 5 ditësh, kur një i ri nga Tetova më ftoi në hapjen e një qendre rinoe në Tetovë. Po të ksihet bisedime do të thoja se ka, por nuk ka diçka të tillë”, u shpreh kryetari në detyrë i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.                                                                 
 
Taravari, ose ASH fiton zgjedhjet ose largohem nga politika
 
Sa i përket bashkëpunimit apo kualicionit opozitar Taravari thot se ASH është aprti e cila ka dëshmuar kapacitet për bashkëpunim dhe kualicionim. 
 
“ASH është parti e cila ka kapacitetet më të mëdha kualicionuese apsolutisht nga të gjitha aprtit tjera edhe shqiptare edhe maqedonase dhe këtë e kemi dëshmuar në praktikë. Në vitin 2016 me Unitetin dhe RDK-në, më pas në vitin 2017 me Besën në zgjehdjet lokale. Në vitin 2020 me Alternativën. Në 2019 me Besën e mbështetëm kandidatin presidencial Blerim Reka, në vitin 2021 me Alternativën ishim në zgjedhje lokale, prandaj kemi kapacitet për kualicionim. Jemi të hapur por para së gjithash na intereson përforcimi is trukturës tonë dhe të sjellim ndryshimin në bllokun politik shqiptar. Kurdo që të mbahen zgjedhjet Ash do ti fitojë dhe do të ejtë pjesë e qeverisë. Nëse jo do të largohesha definitivisht nga politika”, theksoi Taravari. 
 
Taravari njëherit theksoi se partia e tij do ti mbështes ndryshimet kushtetuese por ka edhe 5 kushtet e saja për këtë, prfshi zëvendësimin e 20% me gjuha shqipe. 
 
REXHEP QAMILI