Maqedoni

RMV, shënohet dita e Luftës Revulucionare

23.10.2022 15:50

Në vend po shënohet sot 23 tetori, dita e Luftës Revolucionare maqedonase...

Në vend po shënohet sot 23 tetori, dita e Luftës Revolucionare maqedonase.
 
“Në Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 Tetori, e kujtojmë me krenari guximin dhe këmbënguljen e revolucionarëve maqedonas në luftën për pavarësi dhe shtetësi maqedonase. Pa revolucionarët maqedonas, progresiviteti i tyre, dëshira e tyre e fortë për liri dhe drejtësi, është e paimagjinueshme vazhdimësia e luftës çlirimtare dhe ideali shekullor i shtetit të pavarur maqedonas”, thuhet në urimin e kremisnitrit Dimitar Kovaçevskit.
 
Kanë uruar edhe Prsidneti Stevo Pendarovski, Kryeparlamenbtari Talat Xhaferi dhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hrsitian Mickoski. Ndërsa delegacione të Qeverisë, të Kuvendit, të Presidentit të shtetit, të ARM-së, të Lidhjes së luftëtarëve, partive politike dhe të korit diplomatik, vendosën lule në përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup.