Maqedoni
Ngrohja: si të sigurohen lëndët djegëse, qytetarët nën “ethet” e sezonit të dimrit
23.10.2022 16:12
Temperaturat po bien, dimri po afrohet, e qytetarët në “hall” se me çfarë do të ngrohen...

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe rritja e çmimit të drunjëve dhe peletave ka shqetësuar skajshmërisht qytetarët për atë se si do ta kalojnë sezonin dimëror. Një pjesë e të anketuarve nga TVM2 thonë se do të ngrohen me dru, edhe përskaj çmimit të lartë. Një alternativë mbetet edhe ngrohja me gaz.
“Dielli që do na ngrohe, tjetër sen nuk ka jo, por dhashtë Zoti na ndihmon. Drutë janë bërë ma shtrenjtë se rryma tash. Nuk e dijmë”, u shpreh qytetari.
“Me dru. Mendojmë me dru se energjia elektrike është bërë “zjarrë”. Edhe patjetër me diçka të ngrohemi. Shumë është rritur, por gjednja është ashtu që patjetër me diçka të ngrohemi”, theksoi qyetari.
“Me dru. Edhe më lire edhe më mirë. 600 denarë është bërë. Të del gati njejtë, por vetëm se me dru ma mirë”, u shpreh qytetari.
“Me rrymë do të mundohemi sa të ketë, nëse ska naj dru , diçka tjetër, apo ndonjë bombolë e gazit, sa për të ngrohur një dhomë” , theksoi qyetari.
Ky dimër është paralajmëruar si më i vështiri pas luftës së dytë botërore, kjo për shkak të krizës energjetike. Megjthatë autoritetet disa here kanë siguruar se energji elektrike do të ketë për të gjithë vendin.
Krahas shtrenjtimit të energjisë elektrike,është shtrenjtuar edhe çmimi i drurit, ku çmimi në treg shkon prej në 5000 deri në 6000 denarë për një meter kub.
ERSAN PAJAZITI
