Maqedoni
Rritet numri i vullnetarëve për dhurimin e gjakut
25.01.2015 14:50
Sipas të dhënave që i prezentoi Organizata komunale e Kryqi të Kuq në Kërçovë gjatë vitit 2014 janë realizuar 14 aksione për dhurimin e gjakut dhe janë grumbulluar 754 njesi gjaku...

Këto shifra tregojnë për rritjen e vetëdijes qytetare për të shpëtuar jetë njerëzish, respektivisht rritjen e vullnetarëve për dhurimin e gjakut.
Në bashkëpunim me institutin e transfuziologjisë Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Kërçovë gjatë vitit që e lam pas ka realizuar 14 aksione për dhurimin e gjakut. Sekretari I Kryqit të kuq në Kërçovë Besnik Selimi duke shpalosur sukseset e arritura gjatë vitit të kaluar nënvizon rritjen permanente të dhuruesve të gjakut dhe njëherit edhe ngritjen e vetëdijes për kët akt shumë sublim me të cilin shpëtohen jetë njerëzish.
Ai thotë se gjatë aksioneve të realizuara në vitin që shkoi janë grumbulluar 754 njesi gjaku. Numri i vullnetarëve gjithnji e më tepër po rritet edhe përkundër migrimit të vazhdueshëm të popullatës së kësaj ane, por fatmirësisht Organizata e Kryqit të Kuq në Kërçovë ka dhurues të rregullt të gjakut,-thotë Besnik Selimi.
Organizata e Kyqit të Kuq në Kërçovë ka një plan vjetor të aksioneve për vitin 2015 i cili duhet të realizohet në bashkëpunim me institutin e transfuziologjisë dhe me ndihmën e institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare që veprojnë në Kërçovë.
Aktivitetet e ketij viti filluan me realizimin e aksionit në Termocentralin e Osllomesë ku u përfshinë 20 vullnetarë për dhurimin e gjakut..
SHABAN DALIPI
