Maqedoni

Blloku opozitar shqiptarë, Sherifi: Opozita, është korrektor i pushtetit

23.10.2022 16:34

Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm në një demokraci funksionale...

Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm në një demokraci funksionale, vlerëson profesori universitar Isak Sherifi. Bashkëpunimi si bllok opozitar rmes dy subjekteve politike shqiptare ASH-së dhe Lëvizjes Besa sipas profesorit Sherifi edhe pse ka kohë që po flitet në opinion, një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.
 
Një opozitë e bashkuar dhe e konsoliduar  do t’i kontribuonte stabilitetit të brendshëm politik tek shqiptarët , thotë  në prononcimin e tij për  TVM2 , profesori universitar Isak Sherifi. 
 
“Në opinion qarkullojnë dy versione të bashkëpunimit të bllokut opozitar mes ASH dhe Lëvizjes Besa njëra është që ASH ka ofertë për inkuadrim në Qeverinë aktuale të RMV. Kompromisi duhet të gjendet mes të dyja palëve, nëse gjendet ky kompromis i arsyeshëm mes të dyja palëve pse mos të ndërtohet blloku opozitar, dhe ky bllok do ti kontribuonte stabilitetit të brendshëm politik tek shqiptarët e RMV”, theksoi profesori universitar Isak Sherifi.
 
Profesori universitar Isak Sherifi potencon gjithashtu se blloku opozitar nuk duhet parë nga askush si proces i dëmshëm, sepse sipas tij një opozitë e fortë, do ta mobilizonte edhe më tepër bllokun e partive shqiptare në pushtet, të jenë më efikase në zbatimin e politikave me theks të atyre që janë në  interes të shqiptarëve.
 
Një opozitë e konsoliduar është gjithmonë korrektor i punës së pushtetit, dhe kjo kontribuon në për më shumë projekte të realizuara, dhe qeveri më efikase.
 
FITIM KRYEZIU