Maqedoni

Aksidenti tragjik në Llaskacë, pritja e super ekspertizës pengon gjykimin

23.10.2022 16:56

Më 11 nëntor bëhen plot 1 vit prej kur trupi gjykues në rastin me fatkeqësinë e autobusit të Durmo Turs në Llaskarcë...

Më 11 nëntor bëhen plot 1 vit prej kur trupi gjykues në rastin me fatkeqësinë e autobusit të Durmo Turs në Llaskarcë, mori vendim për superekspetizë dhe që atëherë supereskpertiza nuk po merr fund.
 
Si pasojë e mungesës së superkespertizës së kërkuar, procesi gjyqësorë nuk po zhvillohet ndërsa më 13 shkurt mbushen 4 vite nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan.Damjan Mirçevski nga Byroja për ekspertiza ligjore për TVM 2 tha se superekspertiza po punohet dhe se e njejta ka shumë material të ngarkuar.
 
"Në këtë lëndë po punohet në mënyrë aktive  nga ana e ekipit të 7 ekspertëve nga fusha e komunikacionit dhe makinerisë ,por duke pasur parasysh sasinë e materialit të përfshirë në process verbalet gjyqësore ,koha e nevojshme për analizat e shkrimeve nga ana e ekipit të ekspertëve dhe aktiviteteve që dalin nga vetë analiza në këtë faze, nuk mundet më saktësi të parashihet afati për përgaditjen përfundimtare të superekspertizave të kërkuara", theksojnë nga Byroja për Ekspertiza Ligjore.
 
Pas vendimit gjyqësor për superekspertizë ,familjarët,mbrojta dhe prokuroria ishin kundër realizimit të superkespertizës pasi  ajo është kryer një here, edhe atë nga instancat më të larta siç, është Fakluteti i Makinerisë dhe ai i Elektroteknikës.
 
Sipas Prokurorisë eskpertiza e realizuar kishte treguar se shoferi ka vozitur shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe autobusi ka pasur të vendosur manipulator të shpejtësisë.
 
Ndërsa si faktorë përmeden edhe frenat, defekti i të cilave është evidentuar gjatë kontrollit teknik, e që të njejtat nuk janë riparuar. Për rastin Llaskarca, të akuzuar janë 6 persona, për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe sigurisë në komunikacion.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI