Maqedoni
Puna në shtet, jashtë vendit preferencë e rinisë, Zeqiri: Sektori privat ka benificione më të mëdha
23.10.2022 17:18
Punësimet në kuadër të administratës publike dhe konkurset për punësim jashtë vendit...

Punësimet në kuadër të administratës publike dhe konkurset për punësim jashtë vendit janë preferenca e të rinjëve dhe të sapodiplomuarve në vend. TVM 2 anketoi të rinj në vend ku shumica prej tyre potencuan se perspektivën e shohin në kuadër të institucioneve shtetërore, apo në vendet e jashtme ku sipas tyre ofrohen paga dhe ka standard më të lartë.
“Preferenca ime si student është të punësohem në administrate në sektorin publik, ku ka page më të madhe dhe benificione tjera më të pëlqyeshme”, shprehet studenti.
“Mendoj se jashtë vendit pagat janë më të larta dhe ka jetesë më të mirë se në shtetin tonë”, theksoi studenti.
"Mendoj se këtu ka nevojë më shum për punë, jashtë mendoj se veç janë të palnifikuara të jemi këtu që ta përparojmë edhe më shum këtë vend”, shprehet studenti.
“Mundësi më të mëdha për punë ka jashtë vendit, ka perspektivë më të madhe në çdo sferë në krahasim me vendin tonë”, theksoi studenti.
"Mendoj që janë në sektorin privat, dhe pagat që nuk janë të financura nga vet fondet shtetërore mendoj se janë më të larta atje dhe do të vrapojmë pas atyre më shumë”, shprehet studenti.
“Definitivisht e shoh të ardhmen jashtë vendit sepse atje e vleresojnë angazhimin, në vendin tonë nuk ka vlersime adekuate”, theksoi studenti.
Më mirë mendoj se në administratë ka perspektivë më të mirë. Të gjithë tani po ikin në vendet evropiane dhe besoj që do të kërkohen punëtor këtu”, shprehet studenti.
Ky trend që po ndiqet nga të rinjët është i gabueshëm thekson Rektori I UNT së Izet Zeqiri, i cili u bën thirrje të rinjëve të përzgjedhin sektorin privat ku sipas tij beneficionet janë më të mëdha në krahasim me sektorin publik.
“Nëse puntorët realizojnë me sukses produktivitet dhe motiv më të madh punën mund të përparojnë në karierë dhe në pozita më të larta, kurse në institucionet e shtetit fillojnë si bashkëpuntor të ri 10 15 vjet për të përparuar dhe të kenë ngritje të pagave kështuqë perspektiva është në sektorin privat dhe aty ka mundësi përfitimi karriere dhe zhvillimi për jetë dhe standard më të mirë”, theksoi rektori i UNT- së, Izet Zeqiri.
Zeqiri shton se në bazë të statistikave të deritanishme, 74 përqind prej popullsisë të aftë për punë janë të punësuar në sektorin privat , ndërsa 26 përqind në sektorin publik. Sektori privat dominon edhe me vende të punës, orar fleksibël dhe mundësi për punë nga shtëpia.
FLUTURA LATIFI
