Maqedoni
LSDM, VMRO e çoi në kolaps qytetin e Shkupit
23.10.2022 17:36
VMRO-DPMNE vetëm brenda një viti në pushtetin lokal ka shkaktuar kollaps në qytetin e Shkupit...

VMRO-DPMNE vetëm brenda një viti në pushtetin lokal ka shkaktuar kollaps në qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike, kanë akuzuar nga LSDM. Të interesuar vetëm për biznes interest, me duart në mjaltë, kanë krijuar kaos në ndërmarrjen e transportit publik dhe për here të pare në histori e lanë Shkupin pa transport public, thekson LSDM.
"Ndërmarrje publike jo funksionale, shërbime më të shtrejta dhe më jo kualitative për qytetarët, nuk ka proekte, nuk ka investime, nuk ka zhvillim. KA vetëm duar në mjaltë për tenderë, zënka për ndikim dhe provizione, asgjë tjetër. Kjo është rezultat i kryetait paralele Mickovski. Ai u vcendos vet si kryetar I të gjith kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së. Mickoski ashtu si edhe mentori I tij shefi Nukolla Gruevski shkon nëpër komuna, edhe pse nuk ka kurfar kopetencash bën kontrollë dhe promovon fusha për fëmijë, ose lavdërohet me proekte të kryetarëve të mëparshëm të LSDM-së", u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
Sipas LSDM-së pushteti lokal i pa aftë I VMRO-DPMNE-së përveç kaosit në Ndërmarrjen e Transportit Publik, nuk është më e mire gjendja edhe në ndërmarrjet tjera publike të qytetit të Shkupit. LSDM vlerëson se kryeqendra po ngec dhe po shkon prapa, është ndërprerë realizimi I proekteve të mëdha, ndërsa proektet e premtuara dhe investimet nuk janë askund. Prandaj nga LSDM kërkojnë që VMRO DPMNE e cilA e ka shumicën në këshill dhe kryesuesin e këshillit Trajko Sllavevski, të thërrasin séance dedikuar këtyre çështjeve.
VMRO-DPMNE, zyrtarë qeveritarë me aferë të re “prona e fsheht”
Nuk ka ngelur pa kritika në adresë të LSDM-së edhe VMRO-DPMNE. Nga kjo parti kanë paralajmëruar aferë të re të titulluar “Prona e fsheht”, të cilën e fsheh pushteti, ndërsa institucionet janë të përfshira në fshehjen e pronës, në vend të implementimit të ligjit.
“Institucionet nuk po e kryejnë punën, dhe durojnë shkelje ligji dhe kriminalitet. Një grup njerzish nga LSDM dhe BDI në vend që tu shërbejnë qytetarëve punojnë për vete. Për zyrtarë nga pushteti nuk vlejnë ligjet, ndërsa institucionet nuk reagojnë kur ata janë në pyetje”, thonë nga VMRO-DPMNE nga e cila paalajmërojnë se të hënën do të publikojnë emrat e zyrtarëve që fshehin pronën dhe si pushteti punon për vete.
Afera Prona e fsheht peshon disa miliona euro, prandaj vendi po fundoset thonë nga VMRO-DPMNE.
VLORA LATIFI TOPOJANI
