Maqedoni

Bytiqi, do të sigurojmë energji të mjaftueshme

23.10.2022 17:54

Qeveria po ndërmerr të gjitha masat për të siguruar energji të mjaftueshme...

Kështu ka deklaruar Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi, i cili në shoqërinë e drejtorit të Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski, vizituan termocentralin në Manastir, dhe minierën “PJS” apo ish-“Suvodoll”.
 
Bytiçi me këtë rast falënderoi të punësuarit për përpjekjet për t’iu përgjigjur pozitivisht sfidës për prodhimin dhe furnizimin me sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, në këtë periudhë të krizës energjetike.
 
“Kjo është përgjigja e vërtetë për krizën që po i jep kjo Qeveri. Ne thamë se do ta kalojmë këtë periudhë së bashku, me forca të përbashkëta dhe kështu merren të gjitha masat për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme”, u shpreh Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi.
 
Kovaçevski, 25% më shumë prodhim vendor të energjisë
 
“U japim një mbështetje të fortë të punësuarve në këto kushte të vështira për të përmbushur planet, sepse kemi obligim nga Qeveria dhe qytetarët që gjatë këtij viti të sjellim 25% më shumë prodhim vendor të energjisë elektrike për të tejkaluar krizën. Dhe, në të njëjtën kohë, të mos ketë kufizime dhe të mbahet stabil çmimi i energjisë elektrike”, theksoi drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.
 
Drejtori Kovaçevski njëherit tha se ka përfunduar remonti i termocentralit dhe me sukses është vënë në funksion blloku 1, ndërsa blloku 2 është vazhdimisht në funksion. Pritet arrija edhe e transformatori për bllokun 3, i cili do të mundësojë që të tre blloqet prodhuese të REK Manastir të jenë në funksion tha Kovaçevski.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI