Botë
Gjashtë persona e humbën jetën në ortekun e borës në Alpet franceze
25.01.2015 14:55
Gjashtë persona e humbën jetën gjatë një orteku në Alpet franceze, në masivin Kejras, kumtuan autoritet franceze...

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi, të gjithë të vdekurit ishin alpinistë me përvojë dhe skiatorë, anëtarë të klubit të alpinistëve francezë. Ata ishin të moshës prej 50 deri në 70 vjet, mirë të pajisur, ndërsa mes tyre kishte edhe dy gra.
Zhdukja e tyre u sinjalizua rreth orës 18:00, pas u organizua hetim i cili u ngrit herët në mëngjes në orën dy dhe vazhdoi deri në orën tetë.
Ekipet e shpëtimit që mbrëmë i lokalizuan tre trupat, ndërsa sot në mëngjes edhe tre të tjerët.
"Ata e humbën jetën në ortekun e madh të borës, i cili filloi gjatë kalimit të tyre", kumtoi prefektura.
Sipas autoriteteve, ata me siguri ishin viktimë e "ortekut të borës" i bartur nga era dhe i cili është jostabil për shkak të peshës së tij.
Alpinistët edhe pse me përvojë dhe mirë të pajisur nuk arritën ta shmangin aksidentin, prandaj autoritetet franceze bëjnë thirrje në kujdesie të madhe për të gjithë ata të cilët shkojnë për të shëtitur në male masive ose në skijim jashtë shtigjeve./mia
