Maqedoni
Mickoski, dy marrveshjet me fqinjët asimiluese
23.10.2022 18:30
Në pes vitet e fundit janë nënshkruar dy marrveshje asimiluese të maqedonasve...

Në pes vitet e fundit janë nënshkruar dy marrveshje asimiluese të maqedonasve, njëri me fqiun tone jugorë tjetri me atë lindorë. Kështu ka deklaruar kreu I VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, sipas të cilit dy marrveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë kanë për qëllim që atë e cila historikisht I tkaon popullit maqedonas dhe në mënyrë direkte lidhet me identitetin maqedonas ta shlyejnë.
“Dy marrveshjet asimiluese në kuptimin historic të fjalës kanë për qllim që atë e cila I takon natyrshëm popullit maqedonas dhe që në mënyrë direkte është e lidhur me identitetin maqedonas ta shlyejnë. Njëra është periudha nga antika deri në mesjetë ku është rrënja e identitetit maqedonas. Dhe tjetra nga mesjeta deri në shekullin 20 kur populli maqedonas si popull konstituiv në federatën e mëparshme inkuadrohet në Kombet e BAshkuara me atributin e tij të identitetit gjuhën maqedonase. Kjo është marrveshja e që e kanë nënshkruar me fqiun lindorë që ka për qëllim ta shlyej pjesën nga mesjeta deri në shekullin 20 dhe të krijojnë një hybrid të ri që do të jetojë në teritorin e këtij shteti të ri me parashtesën e re. Një himbrid I ri që në kokat e tyre nuk do të lidhet me maqedonizmin sepse sipas fqiut tojë lindor maqedonizmi deri në vitin 45 është ekskluzivisht I lidhur me identitetin bullgar”, u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.
Kjo u nënshkrua me arsyetimin për ardhëmrinë evropiane thekson Mickoski, sipas të cilit megjithate duhet biseduar për gjithçka në mënyrë të hapur, përfshi edhe për heqjen e 20%, por jo ajo të çojë deri në shtet binacional dhe federalizimin e shtetit.
LSDM, Mickoski hipokrit dhe jo konsistent
Ndërsa nga LSDM kanë deklaruar se Hristijan Mickoski është një politikan hipokrit dhe jokonsistent, i cili i ndryshon qëndrimet e tij ashtu si I kujtohet. Sipas partisë në pushtet lideri opozitarë njëherë është për ndryshime kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve, pastaj është kategorikisht kundër dhe më pas përsëri ndryshon.
“Ishte edhe kundër Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, më pas e mbështeti. Hristian Mickovski i gënjente qytetarët, krijonte tensione, bllokada, shpikte kinse bullgarizim dhe asimilim nëse fillojmë bisedimet me BE-në. Bisedimet me BE-në filluan, në rrjedhë është procesi i skriningut dhe jo vetëm që nuk ka kurrfar bullgarizimi, por ka gjuhë maqedonase në BE dhe identitet të mbrojtur maqedonas. Konfirmim i fundit për këtë është marrveshja me Fronteks, e cila do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase, pa fusnotë. Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin që të vazhdojë përparimi drejt BE-së deri në anëtarësim të plotë”, theksojnël nga LSDM.
Sipas partisë në pushtet në vend ka dy koncepte, njëri i udhëhequr nga Kovaçevski dhe kualicioni për Maqedoni evropjane, me të cilin janë edhe pjesa dërmuese e qytetarëve, që dëshirojnë anëtarësimin e vendit në BE. Dhe tjetri i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe e Majta, të cilët kundërshtojnë anëtarësimin në BE dhe punojnë në dëm të interesave shtetërore he nacionale.
REXHEP QAMILI
