ASH, nuk po e kuptojmë nervozizmin e Alternativës
Ne si Aleancë për Shqiptarët, nuk po arrijmë të kuptojmë nervozizmin e shfaqur kundër nesh...

Ne si Aleancë për Shqiptarët, nuk po arrijmë të kuptojmë nervozizmin e shfaqur kundër nesh. Ne kemi çmuar bashkëpunimin në koalicionin "Tash është koha" si korrekt dhe frytdhënës deri në momentin që ka përfunduar e njëjta.
Subjekti në fjalë, nuk kanë pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ne.Ne, si dhe çdo qytetar i këtij vendi i gëzohemi çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria dhe çdo institucion që drejtohet edhe nga Alternativa dhe jo vetëm.
Opozita është punë e fisnikshme dhe këtë gjë duhet ta kuptojë çdo subjekt politik. Drejtimi euro-perëndimor i Maqedonisë së Veriut ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, më shumë se sa nga vet Qeveria dhe ASH është dëshmia e gjallë për këtë fakt, thuhet në reagimin e ASH-së.
