Botë

Ukrainë, 1.5 milionë familje janë pa energji elektrike

23.10.2022 19:24

Rusia ka nisur një “sulm të ri masiv” që synon rrjetin energjetik të Ukrainës...

Rusia ka nisur një “sulm të ri masiv” që synon rrjetin energjetik të Ukrainës, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha se sulmet ishin në një shkallë “shumë të gjerë”, duke goditur rajonet e Ukrainës në perëndim, qendër, jug dhe lindje. Gati 1.5 milionë familje janë pa energji elektrike, thonë autoritetet në Kiev.
 
Presidenti Zelensky tha se shumica e raketave dhe dronëve rusë po rrëzoheshin dhe sulme të tilla nuk do të ndalonin një avancim ushtarak ukrainas.
 
“Sigurisht, ne nuk kemi ende aftësinë teknike për të rrëzuar 100% të raketave ruse dhe të sulmojmë dronët. Do të arrijmë gradualisht në këtë, me ndihmën e partnerëve tanë, unë jam i sigurt për këtë. Tanimë po I shkatroojmë pjesën më të amdhe të proektilëve rus dhe fluturakeve pa pilot”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Pothuajse një e treta e termocentraleve të Ukrainës dhe objekteve të tjera gjeneruese të energjisë janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore që nga e hëna e javës së kaluar. Sulme ajrore dhe ndërprerje të energjisë u raportuan nga Odesa në jug deri në Rivne dhe Lutsk në veriperëndim.
 
Operatori kombëtar i energjisë elektrike, Ukrenergo, tha se sulmet mund të kenë shkaktuar më shumë dëme sesa bombardimet intensive në fillim të këtij muaji. Ndërkohë vendet antëare të G7-tës e kanë dënuar kidnapimi nga ana e forcave ruse të udhëheqësisë së Cetralit bërthamorë në Zaporozhie.
 
Incidenti ka ndodhur më 17 tetor me çrast janë kidnapur dy nga drejtuesit dhe janë dërguar në drejtim të pa njohur. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI