AA: Qeveria është stabile, ska nevojë për ASH-në

24.10.2022 12:02

Partia Alternativa....

Partia Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të Aleancës për Shqiptarët,  Arben Taravarit.

Në reagim  mes tjerash shkruan  se Taravari jo më larg se para 10 muajve e akuzonte për tradhëti Alternativën kur hyri në qeveri.

Sipas Alternatives është jokorrekte, të flitet për kohezion dhe unitet.

“Ne hymë në qeveri për ta garantuar shumicën që e siguroi hapjen e negociatave me BE-në dhe për ta ruajtur kursin strategjik eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së,  Arben Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së”, thuhet ne komunikatën partiake, nga ku shtojnë se “Alternativa  e ka shpëtuar shtetin nga orientimi i gabuar strategjik, por nuk do të lejojë që kjo qeveri të jetë shpëtimtare e karrierës së cilit do politikan që ka nevojë për frymëmarrje artificiale pushtetore”, thonë nga Alternativa.

ASH: S’e kuptojmë nervozizmin e Alternativës

Nga ana tjetër në kundër reagimin e saj nga ASH  thonë se nuk ka nevojë për kaq nervozizëm, madje që  Alternativa  nuk ka pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ASH.

“Opozita është punë e fisnikshme, shtojnë nga ASH, sipas të cilëve drejtimi euro-perëndimor i shtetit ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, thuhet në reagimin e ASH-së.