Ukrainë, 1.5 milionë familje janë pa energji elektrike
Në kuadër të sulmeve ushtarke ruse në Ukrainë....

Në kuadër të sulmeve ushtarke ruse në Ukrainë, gjithnjë e më shumë është në shënjestër infrastruktura energjetike.
Kjo ka bërë që mbi 1.5 milion familje të mbeten pa energji elektrike, thonë autoritetet ukrainase. Por presidenti Zelensky thotë se shumica e raketave dhe dronëve rusë po rrëzoheshin nga forcat ukrinase pa e arritur cakun.
Pothuajse një e treta e termocentraleve të Ukrainës dhe objekteve të tjera gjeneruese të energjisë janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore që nga e hëna e javës së kaluar.
Sulme ajrore dhe ndërprerje të energjisë u raportuan nga Odesa në jug deri në Rivne dhe Lutsk në veriperëndim.
Operatori kombëtar i energjisë elektrike, Ukrenergo, tha se sulmet mund të kenë shkaktuar më shumë dëme sesa bombardimet intensive në fillim të këtij muaji. Ndërkohë vendet antëare të G7-tës e kanë dënuar kidnapimi nga ana e forcave ruse të udhëheqësisë së Cetralit bërthamorë në Zaporozhie.
Incidenti ka ndodhur më 17 tetor me çrast janë kidnapur dy nga drejtuesit dhe janë dërguar në drejtim të pa njohur.
