Sportet E Tjera

Vonn vazhdon me fitore, triumfi i 64-të në karrierë

25.01.2015 15:02

Gara e sotme e Super G`së në skijim alpik te femrat, e mabjtur në St. Moritz të Zvicrës, I takoi edhe njëherë amerikanes Lindsey Vonn...

30 vjeçarja e shkëlqyeshme, me kohë prej 1 minutë, 23 sekonda e 55 të qindtat, regjistroi fitoren e saj të tretë në këtë disiplinë dhe këtë shteg ndër më të njohurit, apo të 64-tën rekorde gjatë karrierës së saj fantastike.

Bashkë me ate, në piadestal u ngjitën edhe Anna Fenninger, fituesja aktuale e globit të madh të kristalt si dhe një austriake tjetër, Nicole Hosp. Me 100 pikët e reja të fituara sot, në rënditjen e përgjithshme në Super G, tani më kryeson Vonn, me 280 pikë, tetë më shumë se e dyta, Fenninger.

Nga ana tjetër, në rënditjen e përgjithshme, vazhdon të prijë Tina Maze, edhe pse sot nuk fitoj asnjë pikë.

Sllovenja, ka gjithsej 985 pikë, 184 më shumë se Fenninger, e cila edhe në këtë rënditje është e dyta. 

MUSTAFA ADEMI