Qeveria, EMV-ja përmbush nevojat për energji elektrike
24.10.2022 13:02
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se SH.A. EMV gjatë natës së kaluar nuk ka importuar energji elektrike, por ka përmbushur në tërësi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve nga kapacitetet e saja.
“SH.A. EMV dje ka prodhuar 10.709 MËh energji elektrike. Në termocentralet janë prodhuar 6.896 MËh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3.813 MËh. SH.A. EMV gjatë ditës dhe natës së kaluar ka përmbushur plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta, vendore”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Qeveria.
