Spasovski takon Rakushanin në Pragë, zotohen për bashkëpunim të sinqertë të ndërsjellë

24.10.2022 13:52

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski....

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Pragë të Çekisë po merr pjesë në Konferencën Ministrore në kuadër të Procesit të Pragës ku realizoi takim me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Çekisë, Vit Rakushan.

Takimi bilateral me kolegun tim çek dhe zëvendëskryeministrin e parë, Vit Rakushan, është konfirmim i përkushtimit për bashkëpunim të sinqertë të ndërsjellë dhe mbështetje vetëmohuese, e cila është në nivelin më të lartë, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Ai falënderoi ministrin Rakushan për mbështetjen që Republika Çeke i jep MPB-së, përmes donacioneve për përmirësimin e kapaciteteve policore dhe rritjen e efikasitetit, si dhe në përballjen me migrimin ilegal në kufirin jugor, përmes dërgimit të vazhdueshëm të nëpunësve policisë çeke, e cila filloi edhe në kulmin e krizës së emigrantëve, e cila kontribuon në ruajtjen e kufijve të BE-së dhe sigurinë e qytetarëve evropianë.

Ministri i brendshëm Spasovski i ka dërguar një ftesë ministrit Rakushan për të marrë pjesë në Konferencën Ministrore në kuadër të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së në organizim dhe mbështetje të përbashkët të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin me temën "Menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit në Ballkanin Perëndimor”, që do të mbahet në Shkup në mesin e muajit të ardhshëm.