Mariçiq në Samitin Evropian në Salzburg, Integrimi në BE, mundësia dhe orientimi më i mirë
Rruga e vetme dhe mundësia më e mirë për Maqedoninë e Veriut....

Rruga e vetme dhe mundësia më e mirë për Maqedoninë e Veriut është integrimi në Bashkimin Evropian. Njëherit, kjo do të kontribuonte edhe në paqen dhe stabilitetin kontinental.
Kështu ka vlerësuar zv.kryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq, në samitin e 18-të evropian në Salzburg.
Potencon nevojën e besimit të Bashkimit Evropain tek rajoni ynë, por edhe të kundërtën, duke theksuar se prolongimet e njëpasnëjshme për t'u bë anëtare fuqiplote e BE-së, ka bërë që kredibiliteti i qytetarëve ndaj BE-së të bie sistematikisht.
“Mendoj se është shumë me rëndësi të kemi besim në të ardhmen e përbashkët me ndonjë plan të dukshëm për aderim në Bashkimin Evropian, i cili nuk do të duhet të jetë pas vitit 2030. Kjo është me rëndësi për tërë rajonin për ta shpëtuar nga migracioni i madh i të rinjëve” – tha Zv.Kryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Kancelari austriak Nehammer: RMV t'i hap bisedimet, ka punuar shumë
Edhe kancelari i Austrisë potencon nevojën e manifestimit të BE-së mbi rëndësinë e aspiratave të vendeve kandidate.Kërkon integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda familjes evropiane sa më shpejt.
“Maqedonia ka investuar që të fillojnë këto bisedime. Keni bërë shumë. Shpreh respeket të madh për të gjithë që kanë kontribuar. Nga ana tjetër, ne jemi ura mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor. Unioni Evropian duhet t'a përfshijë brenda Ballkanin Perëndimor” – u shpreh Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.
Sipas kancelarit austriak, Bashkimi Evropian duhet t'i identifikojë problemet e vendeve kadidate dhe të bëjë përpjekje në zgjidhjen e tyre, si dhe të jetë vizionar për çka pritet të ndodhë brenda dhjetë viteve tek vendet anëtare të BE-së, si dhe tek ata aspirante. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
