Pendarovski në Varshavë, “Evropa në paqe me Ballkanin Perëndimor”
Maqedonia e Veriut mbetet partner konstruktiv i NATO-s....

Maqedonia e Veriut mbetet partner konstruktiv i NATO-s në përgjigjen kundër agresionit rus, duke e ndihmuar Ukrainën ushtarakisht, u shpreh presidenti i vendit Stevo Pendarovski në takimin me homologun e tij polak në Varshavë.
Në fokus të takimit ishin edhe pasojat e luftës në krizën me energjinë si dhe rrugëtimi evropian i vendit, që sipas Pendarovskit me Ballkanin e integrauar në BE mund të flasim për një Evropë në paqe.
“Nuk është e mundur që ju të flitni për Evropën e Bashkuar dhe në paqe, ndërkaq Ballkani Perëndimor të jetë në periferi dhe të mos jetë pjesë e arkitekturës institucionale të BE-së. Shpresoj se ky do të jetë fillim i një procesi që s’do zgjasë gjatë. Nëse ky proces zgjatë me vite dhe dekada, kjo do të thotë zhgënjim i sërishëm, por unë e di se kemi miq në BE dhe Unioni do të ndihmojë që i mbarë rajoni të lëviz para.” – tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Duda: Polonia mbështetës i fuqishëm i RMV-së
Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda theksoi mbështetjen polake, ndërkaq nuk përjashtoi edhe mundësinë e furnizimit të vendit me gaz.
“Folëm me presidentin për procesin e diverzifikimit të gazit. Përfunduam disa projekte për interkonektim me pjesën e Lituanisë dhe realizimin e tubacionit të gazit Baltik si dhe gazsjellsin me Norvegjinë. Biseduam për nivelin e këtij distribuimi si dhe për mundësi të tjera për distribuim të gazit deri në Maqedoninë e Veriut.” – deklaroi Preidenti i Polonisë, Andzhej Duda.
Dy presidentët folën për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik që më detajisht do të bisedohet nga delegacionet e dy vendeve edhe gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Varshavë. (Meral Ismaili, TVM2)
