Jordan, RMV udhëheq me konferencën e OSBE-së, Osmani: Krizat botërore kërkojnë kooperim

24.10.2022 18:16

Jordania është vendi nikoqir...

Jordania  është vendi nikoqir dhe  bashkëorganizatorë  i konferencës  mesdhetare të OSBE-së, ndërkaq Maqedonia e Veriut udhëheqëse aktuale e aktiviteteve.

Në këtë  konferencë dyditore, 200 pjesëmarrës diskutojnë tema të ndryshme prioritare dhe sfidat aktuale botërore.

Ministri i jashtëm Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të grupit të partnerëve mesdhetarë për bashkëpunim të OSBE-së,  në fjalimin e tij potencoi rreziqet që e kanosit mbarë botën, si dhe përmendi aganazhimin e nevojshëm për ndaljen e luftës në Ukrainë.

“U dakorduam se duhet të bashkohemi dhe të bëjmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë, një të ardhme që do të ishte më e parasihikueshme, e përcaktuar dhe mbi të gjitha më e sigurt.  Përpjekjet për ta ndal  luftën në Ukrainë, lanë në provim fytyrën luftarake të Rusisë.  Nuk është koha për  defetizëm për për angazhim aktiv. Duhet të gjejmë mënyra, mjete  dhe rrugë për të zbutur plagët e agresionit  ndaj njerëzve që kanë nevojë. Reziqet që kanë të bëjnë me sigurimin e energjisë, ndryshimet klimatike, sigurimi i ujit dhe ushqimit, janë sfida me të cilat të gjithë do të ballafaqohime në vitet që do të vijnë” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Safadi: Partneriteti më se i nevojshëm

Siguria, krizat dhe problemet tjera ndërkombëtare, nuk njohin kufi dhe kanë definicion të përbashkët, ka thënë ministri i jashtëm jordanez, Ajman Safadi. Apelon për bashkëpunim dhe partneritet.

“Mendoj se ndajmë definicion të përbashkët për atë se çka është siguria, dhe jo vetëm për sigurinë tonë por edhe për ballafaqimin me sfidat e ambientit jetësor, sigurimin e ujit energjetikës, përforcimi ne të rinjëve, grave dhe bashkëpunimin në frymën e partneritetit, që do të kontribuonte në ardhmërinë më të mirë rajonale” – deklaroi Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ajman Safadi.

Këtë vit, Maqedonia e Veriut kryeson me Grupin Mesdhetar të partnerëve të OSBE-së, ndërkaq vitine ardhshëm, merr presidencën nga Polonia për të udhehequr me Organizatën Për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)