Mattias Hargin fitues sensacional i sllallomit në Kitzbuhel
Suedezi Mattias Hargin është fituesi sensacional i sllallomit të sotëm të mbajtur në Kitzbuhel të Austrisë në konkurimin e meshkujve...

29 vjeçari i cili deri më tani kishte vetëm tre podium në karrierën e tij, deri te fitorja e parë erdhi fal rrëshqitjes mjaft të mirë në të dyja garat dhe me kohë të përbashkët prej 1 minutë, 43 sekonda e 10 të qindtat.
Fitorja e Harginit është e madhe, aq më tepër kur të kihet parasysh që e korri duke I kaluar dy specialistët e disiplinave teknike, Marcel Hirscher dhe Felix Neuruether, të cilët u ngjitën në piadestal pas suedezit. Me pikët e reja të fituara sot, francezi dhe gjermani e vazhdojnë luftën e madhe për globin e kristalt në disiplinën e sllallomit, me ç`rast Neureuther prinë me 24 pikë më shume se Hirscher.
Nga ana tjetër, austraiku, me 80 pikët e reja të fituara sot, e ka rritur epërsinë në kryesimin e rënditjes së përgjithshme, ndaj të dytit Kjetill Jansrud. Hirscher tani ka 996 pikë, ndërsa Jansrud që nuk u paraqit sot, mbeti me 834, apo tani 162 më pak se austriaku.
MUSTAFA ADEMI
