Paralajmërimet për ndërprerje të ujit në Shkup, Arsovska: Kërrcënim, prokuroria të reagoj
Paralajmërimet për grevë dhe ndërprerje të ujësjellësit në Shkup....

Paralajmërimet për grevë dhe ndërprerje të ujësjellësit në Shkup, kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska I sheh si kërcënime. Ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të reagojë, në mënyrë që siç tha ajo të mos realizohet kërcënimi.
Sipas saj, greva e paralajmëruar nga “Ujësjellësi” nuk ka të bëjë me të drejtat e punës, por me pikë politike.
“Përkundër panikut që duan të krijojnë disa persona, Qyteti i Shkupit ka furnizim të vazhdueshëm me ujë. Është paralajmëruar ndërprerje e furnizimit me ujë në qytetin e Shkupit. I bëj thirrje Prokurorisë Publike dhe të gjithë atyre që e konsiderojnë këtë si tregues të pengimit të punës së ndërmarrjes publike, të marrin masa që ky kërcënim të mos realizohet” – deklaroi Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Sipas Arsovskës sulmet dhe kërcënimet vijnë në kohën kur është paralajmëruar departizim i Qytetit të Shkupit dhe ka njoftim për optimizimin e proceseve të punës.
“Në rastin konkret, këta njerëz që gjoja po luftojnë për të drejtat e punës së një duzine punonjësish, duhet të thonë të vërtetën se kjo që po ndodh në këtë moment, nuk është një luftë për të drejtat e punës. Njoftimet për grevë dhe lockout, dua të them që i inkurajoj që të ushtrojnë të drejtën e tyre për grevë sa herë që mendojnë se të drejtat e punëtorëve janë shkelur. Dhe dua t'u bëj thirrje punonjësve që të mos e lejojnë veten të jenë instrument i disa individëve që duan të përfshihen në kalkulime politike.” – u shpreh Arsovska.
Organizatat sindikale duhet t'i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, jo të mospunëtorëve, theksoi kryetarja e qytetit të Shkupit. Sipas saj, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet” ishte shndërruar në byro për punësim.
Ajo shtoi se punëtorët, për të cilët LSM ka reagime, vazhdojnë të punojnë në Ujësjellës, me të njëjtën pagë, por për dallim nga më parë, sipas saj, tani kanë përgjegjësi dhe nuk janë ulur. (Ersan Pajaziti, TVM2)
