Lufta në Ukrainë, Zelenski: Rusia e gatshme të përdor bërthamoren në Evropë
Qeveria ukrainase informon se Rusia po tenton....

Qeveria ukrainase informon se Rusia po tenton të shkëput lidhjet e telekomunikacionit në qytetin Herson për ti parandaluar siç thonë ata, aktivistët dhe dashamirësit e okupimit rus të japin informacione deri tek forcat ushtarake ukrainase.
Ky informacion vjen në periudhën kur forcat ruse po tërhiqen nga qyteti i Hersonit, para se të operalizohet sulmi ukrainës, qëllimi i të cilit është të çlirohet qyteti nga okupimi rus.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përseri ua bëri me dije botës, se Rusia është e gatshme të përdorë armatimin bërthamor në Evropë dhe njëherit kategorikisht hedh poshtë shpekulimt se Ukraina përgaditet e para të bëjë provokime bërthamore duke përdoror të ashtuquajturën “bombën ndotëse”.
Një gjë të tillë e ka mohuar edhe sekretari ameriakan i shtetit, Antony Blinken, i cili tha se ky informacion është i rremë.
“Në të gjitha rajonet ku mbrëmë ishin cak i sulmeve ruse teroriste është riparuar mundësia teknike për furnizim me energji elektrike. Jam shumë faleminderues ndaj të gjithëve të cilët kontribun për ta sigruar rrymën për banorët. Riparimi i kapaciteteve energjetike që u shkatruan gjatë sulmeve teroriste ruse, vijojnë pak më vështirë por besoj se me kalimin e kohës do ta bëjmë edhe këtë.” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në ndërkohë forcat ruse sulmuan një lagje të banimit në qytetin Nikollajev ku u plagosen mbi 5 banorë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
“Në fillim qaja ishte shumë e frikshme, këmbët ende po më dridhen, e kam vështirë të eci dhe ende nuk me besohet se e perjetova një të tillë” – tha një banor i qytetit të Nikollajev.
Në rrugët e Kievit situata është e qetë, qytetit po tenton të rikuperojë vetën pas sulmeve të mëdha teroriste ruse.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se këto sulme janë hakmarrje për bormadimin i cili shkatroi urën e Krimes i cili lidh Rusinë me Ukrainën.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen thanë se rindërtimi dhe riparimi i Ukrainës do të jetë mision dhe detyrë e një gjenerate të tërë e cila do të ketë një stategji e ngjajshme si plani i marshallit. (Rexhep Qamili, TVM2)
