Botë

Anija merr flakë në mes të detit, 14 viktima në Indonezi

25.10.2022 09:31

Katërmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një varkë indoneziane mori flakë brenda në det...

Katërmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një varkë indoneziane mori flakë brenda në det.

Videot e publikuara nga agjencia lokale e kërkim-shpëtimit, tregojnë momentet kur nga deti nxirren qindra njerëz, përfshirë edhe fëmijë të vegjël.

Anija shpërtheu në flakë në brigjet e ishullit Timor në provincën Nusa Tenggara Lindore, duke bërë që pasagjerët të hidheshin jashtë.

Kuverta e sipërme e varkës u dogj ndërsa lundronte nga kryeqyteti provincial Kupang në qytetin Kalabahi në ishullin Alor.