Tenis

Aus Open: Favoritët pa probleme në çerekfinale

25.01.2015 15:17

Favoritët nuk patën probleme gjatë ditës së sotme te meshkujt, duke vazhduar më tutje, me plasman në çerekfinalen e Australian Opënit...

Bartësi i tretë I turneut dhe fituesi i vitit 2009, Rafael Nadal, vazhdoi me paraqitjet e shkëlqyeshme dhe pa humbur set, arriti të eliminoj jugafrikanin Kevin Anderson.
 
Një favorit tjetër, bartësi i gjashtë Andy Murray, ndaj bartësit të dhjetë Grigor Dimitrov, humbi setin e dytë dhe u mundua në të tjerët, por në fund ia doli të fitoj me 3-1 në sete, me ç`rast në raundin e ardhshëm do të takohet me vendasin Nick Kyrgios.
 
19 vjeçari, u bë australiani i parë që plasohet në çerekfinale pas dhjetë vitesh, pasi pas një lufte të madhe që zgjati pesë sete, arriti të eliminoj Andras Seppin, I cili më parë kishte fituar Federerin.
 
Nga ana tjetër, kundërshtar i Nadallit në luftën për një vend në gjysëmfinale, do të jetë çeku Tomas Berdych. Bartësi I shtatë, pa vështirsi të mëdha eliminoj një vendas tjetër, Bernard Tomic. 
 
Edhe në konkurimin e femrave janë mësuar katër çerekfinalistet e para dhe të njejtën kohë, munguar befasitë e mëdha. Bartësja e dytë, Maria Sharapova, ndaj kinezes Shuai Peng humbi vetëm tre gejme, të gjithë në setin e parë dhe tani, në raundin e ardhshëm do të takohet ndaj Eugenie Bouchard.
 
Kanadezja, për dallim nga rusja, u mundua më shumë dhe në tre sete ishte më e sukses`shme se rumunja Irina-Camelia Begu.
 
Dyshen tjetër çerekfinale te femrat, e përbëjnë Simona Halep dhe Ekaterina Makarova. Bartësja e tretë e turneut, me 2-0 në sete eliminoj Tanina Wickmayerin nga Belgjika, ndërsa njëashtu në dy sete, triumfoi edhe Makarova kundër Julia Goerges. 
 
MUSTAFA ADEMI