Samiti i platformës së Krimesë në Zagreb, Xhaferi pranoi dekoratën e presidentit të Ukrainës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, po marr pjesë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë në Zagreb...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, po marr pjesë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë në Zagreb.
Në Samitin, në të cilin do të inaugurohet dimensioni parlamentar i Platformës së Krimesë, marri pjesë më shumë se 50 delegacione parlamentare nga vendet pjesëmarrëse dhe organizatat ndërkombëtare që mbështesin Platformën.
Në fund të Samitit, pjesëmarrësit pritet të miratojnë një deklaratë të përbashkët. Platforma Ndërkombëtare për Krimenë është një format për konsultimin dhe koordinimin e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe që synon të rrisë efektivitetin e reagimit ndërkombëtar ndaj pushtimit të vazhdueshëm të Krimesë, për t'iu përgjigjur kërcënimeve në rritje të sigurisë. , për të parandaluar shkeljet e mëtejshme të të drejtave të njeriut dhe për të arritur qëllimin kryesor - deokupimin e Krimesë dhe kthimin e saj paqësor në Ukrainë.
Në Zagreb kryeparlamentari Xhaferi ka pranuar dekoratën “Jarosllavi i Urtë”, e cila jepet nga presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelenski. Xhaferi tha se është mirënjohës ndaj presidentit dhe popullit ukrainas.
