Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot do të diskutojë "bombën e ndyrë"

25.10.2022 12:28

Rusia propozoi të diskutohej për "bombën e ndyrë" të mundshme të Ukrainës në seancën e sotme...

Rusia propozoi të diskutohej për "bombën e ndyrë" të mundshme të Ukrainës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha një zyrtar i Kombeve të Bashkuara për TASS. Sipas tij, diskutimi për atë temë do të mbahet pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurimit për Sirinë, shton agjencia ruse e lajmeve.
 
Debati midis Rusisë dhe Perëndimit mbi "bombën e ndyrë", një bombë konvencionale që përmban material bërthamor, filloi të dielën kur ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Moska ishte e shqetësuar se Kievi mund të përdorte një bombë të tillë në kohë lufte.
 
Perëndimi dhe Ukraina hodhën poshtë mundësinë që Kievi të hidhte një bombë të tillë në territorin ukrainas. SHBA-ja ndërkohë  ka paralajmëruar se Rusia do të vuajë pasojat nëse përdor një bombë “të ndyrë” ose bërthamore.
 
"Nëse Rusia përdor një të ashtuquajtur bombë të ndyrë ose një armë bërthamore konvencionale - do të ketë pasoja",- tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
 
Uashingtoni dhe vende të tjera perëndimore kanë akuzuar Rusinë se planifikon të përdorë kërcënimin e një bombe bërthamore si pretekst për një përshkallëzim në Ukrainë.