Maqedoni
Guidat turistike në Ohër ankohen për konkurrencë jolojale
25.10.2022 13:34
Guidat turistike në Ohër ankohen se po jua marrin punën persona të cilët nuk janë të asaj fushe...

Ata thonë se nëse më herët kanë pasur probleme me guida turistike të huaja të cilët vinin me grupe të organizuara, tani kanë probleme në mes veti. Ljupço Juzmeski nga guida turistike në Ohër thotë se çdokush në kohë të lirë po bëhet udhërrëfyes.
“Ne si guida turistike problemin më të madh e kemi se nuk jemi në nomenklaturën e aktiviteteve, jemi në odën e artizanateve por në ministrinë e ekonomisë nuk jemi, prandaj ne nuk mund të licencohemi dhe kështu çdo vit të përmirësohemi. Nuk mund çdo shofer, kamarier, zjarrfikës, polic apo recepsionist qoftë të jetë udhërrëfyes në kohë të lirë. Kurse ne si udhërrëfyes në kohë të lirë nuk mund të jemi policë, zjarrfikës e kamarierë etj.”,- tha guidë turistike – Ohër, Ljupço Juzmeski.
Juzmeski thotë se nuk është e lehtë të jesh guidë turistike. Sipas tij udhërrëfyesit e rinj turistik nuk janë aq të përgatitur, nuk kan interaksion me turistët, nuk shpjegojnë siç duhet historinë.
“Siç thash, ata që janë udhërrëfyes turistik në kohë të lirë mendojnë që është lehtë, por jo, është punë komplekse. Gjeneratat e reja të guidave turistike të reja më pak i argëtojnë turistët, më dobët i tregojnë objektet, nuk kanë interakcion me grupet. Ne si më të vjetër mundohemi t’ju tregojmë.”,- theksoi Juzmeski.
Guidat turistike thonë se edhe përkundër pandemisë që i goditi, këtë sezon veror dolën të kënaqur, ndërsa janë optimist se edhe dimri do të jetë i mbushur me turistë sepse tashmë janë paralajmëruar turne nga rajoni për festat e fundvitit.
ILMIE ZHAKU
