Maqedoni

Gjendja është stabile, tërhiqet uji

25.01.2015 15:20

Në vendet ku dje kishte përmbytje si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut , gjendja po stabilizohet...

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se tashmë ka filluar të tërhiqet edhe uji në shtretërit e lumejve në tërrë territorin e vendit.
 
“Me përgjegjësi mund të them se në këtë moment gjendja është stabile.Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në kontinuitet po e ndjek situatën në lidhje me rreshjet e shpeshta dhe me intenzitet të madh gjatë ditëve të kaluara. Të dhënat nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilat i marrim prej 35 njësi rajonale flasin për terheqje të ujit në të gjithë shtretërit e të gjithë lumejve në shtetin tonë”, shprehet drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu.
 
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se makinat e tyre vazhdojnë të jenë në terren ndërkohë u bëjnë thirrje bashkësive lokale që në raste të nevojshme të kërkojnë ndihmën e tyre.
 
RINA TURKESHI - SAHITI