Maqedoni
Tetovë, nuk ka interesim për vaksinën anti-Kovid
25.10.2022 15:08
Tetovarët nuk janë aspak të interesuar për marrjen e vaksinës anti-Covid, thotë mjeku Besnik Mustafa...

Tetovarët nuk janë aspak të interesuar për marrjen e vaksinës anti-Covid, thotë mjeku Besnik Mustafa. Sipas tij, interesi për këtë vaksinë është zero. Por, edhe regjistrimi i qytetarëve për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal nuk është i mirë. Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë me shumë duhet të promovojë vaksinën kundër gripit sezonal, pasi kjo e fundit ka treguar suksese viteve të fundit.
“Në këto punte mund të vaksinohen edhe qytetarët që nuk e kanë marrë vaksinën e Covid-19. Interesimi i qytetarëve për Covid-19 mund të themi se relativisht, është shumë i ulët vaksinohen vetëm ata qytetarë që e kanë detyrimisht, të domosdoshme për të udhëtuar. Ata që nuk kanë domosdoshmëri, nuk vaksinohen dhe numri është shumë i ulet. Vetëdijesimi i qytetarëve për çështjen e vaksinimit kundër gripit sezonal, është shumë i ulët. Ministria e Shëndetësisë ka nevojë që më tepër të bëjë kampanja, jo vetëm për vaksinimin kundër gripit sezonal apo Covid-19. Në përgjithësi janë treguar se vaksinat kanë treguar se janë shumë efikase.”,- tha mjeku, Besnik Mustafa.
Karvani i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe USAID për regjistrimin e popullatës për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal do të përfundojë të mërkurën në Shkup.
VISAR SADIKI
