Maqedoni

KSHPK, Bajrami: Kontrolli i pamundur pa një ligj të ri

25.10.2022 15:26

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kërkojnë zgjidhje të re ligjore për origjinën e pasurisë...

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kërkojnë zgjidhje të re ligjore për origjinën e pasurisë, pasi sipas tyre me ligjin në fuqi nuk mund të vërtetojnë nëse prona i është transferuar një personi tjetër, sepse autoriteti i tyre përfundon me kontrollimin e personit që është zgjedhur apo emëruar. 
 
“Unë them që nuk është realisht e mundur. Nuk them se ky ligj do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura, pasi si është situata, nuk mund të trajtojmë asnjë pronë të afërt me personat e emëruar dhe të zgjedhur.”,- tha Nuri Bajrami nga KSHPK.
 
Ivanovska: Softueri është i domosdoshëm
 
Ndërkohë kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, rikujtoi se sa më shpejt të vihet në funksion softueri, shkeljet do të zbulohen më shpejt.
 
“Tani nuk kemi ndjekje automatike, tani veprojmë sipas lajmërimeve, paraqitjeve të hapura, me nismën tonë dhe sipas planit vjetor. Kur softueri fillon të funksionojë, kur të mbledh automatikisht të dhëna nga institucionet, menjëherë do të shfaqet një flamur i kuq kush ka dhënë të dhëna të gabuara dhe kush jo.”,- u shpreh kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
 
Tre vite me radhë, nga KSHPK e kërkojnë këtë ligj si kyç për zbardhjen e pasurive që nuk janë denoncuar nga zyrtarët apo që u janë transferuar të njerëzve të afërt. Atë që mund të bëjë komisioni është të shqiptojë gjobë, por vetëm nëse zyrtarët kanë pronë të regjistruar në kadastër dhe nuk e kanë raportuar në listë anketuese, por jo nëse nuk është e regjistruar. Me ligjin për origjinën e pronës çdo qytetar do të tregojë vetë se nga e ka siguruar pronën.
 
NAIM RAMADANI