Maqedoni

Kovaçevski: Pako subvencionuese për industrinë

25.10.2022 16:11

Me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë...

Me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë janë në përgatitje të pakos për subvencionimin e energjisë elektrike për industrinë, informoi kryeministri i vendit.
 
“Qëllimi është të përgatisim masë për subvencionim e energjisë elektrike e cila në të njëjtën kohë do të parandalojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë nëse është e mundur edhe uljen e tyre në rrjetin shitës të shtetit. Kjo pakë do të bëhet edhe në pajtim me masat të cilat po i ndërmerr Unionin Evropian. Nesër këtu do të jetë e pranishme edhe kryetarja e komisionit Evropian pasi që t’i kemi të gjitha informatat atëherë do të mund të finalizohen edhe masat.”,- tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski: Masat për ndihmë më të mëdha në rajon
 
Kovaçevski shton se çmimi i energjisë elektrike në bursat botërore po shënon ulje dhe kjo ka bërë që shumë kapacitete prodhuese në vend të rifillojnë punën. I pyetur për raportin e Bankës Botërore Koveçevski shton se masat për ndihmë të qeverisë janë më të mëdha në rajon dhe janë bërë në përputhje me rekomandimet.
 
“Rekomandimi i Bankës botërorë por edhe institucioneve tjera financiare është që masat anti-krizë të jenë të targetuar dhe kur i shihni masat tona të cilat i ndërmorëm gjatë periudhës së kaluar ato targetojnë 41 mijë qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara, 135 mijë pensionistë, si dhe subvencionimi i energjisë elektrikë për të gjithë qytetarët.”,- tha Kovaçevski.
 
Këto komente Kovaçevski i bëri gjatë prezantimit të fabrikës më të re në Zonën Zhvillimore Teknologjike, investim ky amerikano-kinez në vlerë prej 30 milion euro. 
 
GAZMEND KURTISHI