Maqedoni

Lupço Georgievski: LSDM po kryen punën e partive të vogla opozitare

25.01.2015 15:44

Ish kryeministri i Maqedonisë, dhe njëherit lider i VMRO – PP Lupço Georgievski në intervistën për Radio Evropa e Lirë, theksoi se LSDM-ja me bojkotin e kuvendit kryen punën e partive më të vogla opozitare në vend...

Shihet qartë se pushteti nuk ka vullnet për marrveshje sepse të gjitha indikacionet flasin se egziton frika nga formimi i qeveris teknike tha ai.
 
“Unë vlerësoj se në mënyrë parimore është mirë që partia kryesore opozitare veproi radikalisht, pasi që definitivisht në Maqedoni diçka duhet të ndryshoj, d.m.th. beteja e tyre është beteja edhe e të gjitha partive më të vogla politike, d,m.th. liria e medieve, zgjedhje të rregullta pa hapësirë për falsifikim dhe manipulim. Nëse arrijnë që ta zgjidhin atë, unë vlerësoj se do të kryejnë punë të madhe”, shprehet kryetari i VMRO-PP-së, Lupço Gjeorgjievski. 
 
Ai më tej shprehet se nëse një parti në pushtet mendon se ka zgjedhje korrekte dhe demokratike në Maqedoni dhe nëse nga ajo varet e  ardhmja e Maqedonisë dhe rruga e saj euro-atlantike atëhere  nuk duhet të ketë frikë nga qeveria teknike.  
 
Sa i përket integrimit të Maqedonisë në strukturat veriatlantike Ish kryeministri dhe lideri i VMRO – PP Lupço Georgievski ka thënë se Maqedonia po largohet nga BE dhe NATO dhe po i afrohet Seribsë.
 
“Ata e zmadhuan problemin me Greqin, pesë fish më shumë nga ajo që ishte në fazën fillestare. Krjuan problem me Bullgarin, kur nuk kishte as një problem, por një mbështetës e bënë bllokues të rrugës tonë për në BE. Tensioni multietnik me shqiptarët brenda vendit mirmbahet vazhdimisht në tension te lart dhe kemi një hapje maksimale të Maqedonis ndaj fqijut verior. Kjo është një politikë klasik jugosllav dhe unë mendoj se qeveria aktuale është instrument i qartë i politikës së Beogradit në vend”, shprehet kryetari i VMRO-PP-së, Lupço Gjeorgjievski.  
 
Sipas Georgievskit, qeveria po bën serbizimin e Maqedonisë, dhe kjo më së miri shihet nga ajo se cfarë transmetojnë mediet pro qeveritare.
 
SANIJE KASAMI