Maqedoni

Ditët e Arsimimit Medial 2022, “Mendo me kriticizëm, por pa stereotipa”

25.10.2022 16:21

Agjencia për Shërbime Audiovizuele hapi ditët e arsimimit media, me ç’rast opinioni më i gjerë deri më 1 nëntor...

Agjencia për Shërbime Audiovizuele hapi ditët e arsimimit media, me ç’rast opinioni më i gjerë deri më 1 nëntor do të mund të jetë i pranishëm në debate, diskusione, prezantime dhe projeksione filmike.  Përmes arsimimit medial do të kemi gjenerata të të rinjve pa paragjykime dhe stereotipa, u tha me këtë rast. 
 
“Me moton “Mendo me kriticizëm, përmblidhe tërë storien” ditët e sivjetme të arsimimit mediatik ngërthejnë në vete disa ngjarje që mbahen online dhe live si dhe program filmik ku do të përfshihen më shumë aspekte të dallimeve në media. Përmes këtyre ngjarjeve vendi kyçet në javën globale të arsimimit medial të Uneskos,  motoja e së cilës është  kultivimi i besimit që është imperativ për arsimimin medial.”,- tha drejtori i Agjencia për Shërbime Audio-vizuele, Zoran Trajçevski.
 
Java Globale për Arsimim Mediatik, “të edukohet rinia të dallojë lajmet e rreme”
 
Të rinjtë duhet të edukohen që të dallojnë faktet nga lajmet e rrejshme, sidomos në rrjetet sociale, por edhe me gjerë, u tha edhe në kuadër të javës globale për arsimim mediatik.  
 
“Qëllimi i këtij projekti është të rinjtë të mendojnë se nga cilat burime i marrin informatat. Po ashtu do të përfshihen prindërit të cilët do të bisedojnë me ekspertë ku do të marrin informata të detajuara për sajber mbrojtjen nga lajmet e rrejshme.”,- u shpreh eksperti i policisë digjitale, Falk Stajnher.
 
“Kemi 15 vite që punojmë për arsimimin medial dhe mbrojtjen e fëmijëve nga lajmet e rreme. Shumë shpejt kuptuam se kontrollimi i fakteve është vetëm pjesë e luftës kundër dezinformatave, kjo duhet të shoqërohet dhe me avancimin e arsimimit medial dhe mendimin kritik.”,- theksoi Filip Stojanovski nga METAMORFOZIS.     
                                                                                         
Ojq “Taktikell tek” do të organizojë edhe ekspozitë për të rinjtë se cila do të jetë e ardhmja digjitale, çfarë duhet ruajtur e çka duhet ndryshuar dhe e njëjta do t’u dërgohet edhe shkollave në vend.  
 
FLUTURA LATIFI