Maqedoni

Konferencë “Strategjia nacionale e zhvillimit”

25.10.2022 16:40

Menaxhimi i energjisë elektrike, potenciali njerëzor dhe likuiditeti i kompanive janë sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit në vend...

Menaxhimi i energjisë elektrike, potenciali njerëzor dhe likuiditeti i kompanive janë sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit në vend. Odat presin nga Qeveria që përveç masave për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara, të ju dal në ndihmë të kompanive dhe t’i pranon sugjerimet e tyre për përballimin më të lehtë të krizës energjetike-ekonomike, në të kundërtën, thonë ata, ekonomia mund të shembet. Përcaktim final të çmimit të energjisë elektrike është një nga kërkesat e kompanive. Sipas Isenit, pa zhvillim ekonomik, rritja ekonomike është e pamundur.
 
“Ne kërkojmë që të vendoset një tavan, një çmim përfundimtar për energjisë elektrike në një masë të caktuar që duhet të mbulohet nga bizneset dhe diferenca të mbulohet nga shteti sipas modelit të shteteve të rajonit. Ndaj shteti le të zotohet pak më shumë. Duhet t'i shpëtojmë bizneset sepse nëse do të detyrohen të mbyllen në të ardhmen atëherë do të humbasim punonjësit tanë dhe do t'u duhet shumë kohë për t'u kthyer në normalitet.”,- deklaroi drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drillion Iseni.
 
“Por është e rëndësishme, që dikush të subvencionojë diçka, duhet të shkurtohet dhe të mblidhen para nga diku. Detyra është të mblidhen fonde publike për të bërë më pak dëm. Nëse vendosni një detyrim tatimor e cila do të eskaloj dhe do të shkaktojë një ekonomi gri, si dhe dëme të caktuara, atëherë nuk keni bërë asgjë.”,- u shpreh profesori universitet, Borçe Trenovski.
 
Çështjet kryesore për zhvillimin e vendit janë ndërmarrjet, burimet njerëzore, qëndrueshmëria financiare e kompanive, stabiliteti makroekonomik, por edhe ballafaqimi me inflacionin, borxhin dhe ekonominë gri.
 
“Metodologjia që ne po zhbëjmë është krijuar për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj sfidave. Ne përpiqemi të kontaktojmë me të gjitha palët e interesuara pasi ata do të jenë në gjendje të marrin pjesë. Në këtë takim presim të dëgjojmë vizionin për bizneset dhe punëtorët, se në çfarë vendi duan të jetojnë në dhjetë deri në njëzet vitet e ardhshme.”,- theksoi përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorian.
 
Sipas Grigorianit, kjo Strategji Kombëtare do të jetë një bazë e mirë për zhvillimin e fushave të tjera sociale.
 
SEDAT SELIMI