Botë

Kurti: Nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat

25.10.2022 16:59

Shtyrje të afatit për target e automjeteve në komunat veriore të Kosovës nuk do të ketë, ka deklaruar kryeministri, Albin Kurti....

Shtyrje të afatit për target e automjeteve në komunat veriore të Kosovës nuk do të ketë, ka deklaruar kryeministri, Albin Kurti. Nuk duam t’i befasojmë aleatët tanë, por duam t’i befasojmë kriminelët, ka deklaruar Kurti, sipas të cilit mos shtyrja nuk është as hakmarrje as urrejtje as inat, por zbatim i ligjit rendit dhe vendimeve qeveritare. Të cilat nuk i diskriminojnë njerëzit në bazë të përkatësisë etnike.
 
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë më datën një tetor, do të jetë një nëntor. Ose më mirë të them në vend se të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë automjete me targa të vjetruara KM, PR etj, trashëgimi i kohës së Millosheviqit do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime, me ç’rast do të përfitojnë edhe financiarisht nga lehtësimet tatimore pa taksën doganore, pa akcizën dhe pa TVSH-në. Andaj unë edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të përkatësisë kombëtare serbe që ato vetura të cilat janë me ato targa të stër-vjetruara t’i konvertojnë në legale dhe legjitime. Janë më pak se 10 mijë vetura të tilla. Shumica dërmuese e veturave që i kanë serbët në Kosovë tashmë janë konvertuar.”,- tha Albin Kurti nga kryeministri i RKS-së.
 
Kurti tha se problemin kryesorë për implementimin e vendimit për zëvendësimin e targave ilegale me ato legale, po e bën fushata negative në Beograd. Shtyrjen e afatit për targat edhe për 10 muaj, Kosovës ia kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Një kërkesë të tillë, ata e kanë arsyetuar me qëllim të shmangies së tensioneve në veri të Kosovës. Më 1 shtator ka nisur afati për riregjistrimin e automjeteve duke zëvendësuar target e lëshuara nga Serbia me ato RKS-Republika e Kosovës. Ky proces pritet të përmbyllet më 31 tetor. 
 
GYLTENE SINANI