Samiti Parlamentar i Platformës për Krimenë, Xhaferi nderohet me urdhrin “Jaroslav i urtë”

25.10.2022 18:14

Kryeparlamentari Talat Xhaferi....

Kryeparlamentari Talat Xhaferi po merr pjesë në Samitin e parë dyditor Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, ku ka pranuar urdhrin “Jaroslav i urti”, i cili ndahet nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Samiti po mbahet në Zagreb, nën organizimin e Parlamentit kroat dhe Rada Verkhovna e Ukrainës.

Në Samitin, në të cilin do të inaugurohet dimensioni parlamentar i Platformës së Krimesë, po marrinë pjesë më shumë se 50 delegacione parlamentare nga vendet pjesëmarrëse dhe organizatat ndërkombëtare që mbështesin Platformën. Kryeparlamentari Xhaferi në fjalimin e tij potencoi se është i habitur se nuk arriti bota diplomatike ta ndajë veprimin jo human dhe jo njerëzor të Rusisë mbi Ukrainën.

“Nuk mund ta pranoj se bota, dhe të gjithë ne nuk arritëm ta ndalim veprimin okupator, jo njerëzor, jo civilizues dhe jo demokratik të Federatës Ruse mbi Ukrainën, edhe atë në një botë civilizimi dhe botë progresive. Kjo botë që ka dhënë shumë për njerëzimin, që më në fund njerëzimi të kupton se mësimi njëherë e përgjithmonë është mësuar se luftërat nuk sjellin gjëra të mira, por për fat të keq kjo nuk është kështu. Sa i përket personalitetit tim, unë jam veçanërisht i nderuar me këtë çmim, dhe kjo l;e të jetë një kontribut i rëndësishëm në popullarizimin e shtetit ukrainas.”,- tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Me urdhrin e Princit “Jaroslav i urti” janë nderuar Nancy Pelosi nga SHBA, Bass Berbel nga Republika Federale e Gjermanisë, si dhe disa figura politike nga Polonia, Norvegjia, Irlanda, Zvicra, Franca, Estonia, Lituania dhe Kroacia. (Fitim Kryeziu, TVM2)